Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 93 fletëparaqitje për mos respektim të masave anti-COVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas zëdhënësit Ismet Hashani, këto gjoba janë shqiptuar në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit.
“Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë COVID-19, për njëzet e katër orët e fundit, në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, ka shqiptuar gjithsej 93 fletëparaqitje për mosrespektim të këtyre masave”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Policisë./Gazeta Sinjali/