image 90 për qind e të infektuarve me virus, vazhdojnë të kenë simptoma pas dy muajve

Shëndetësi

90 për qind e të infektuarve me virus, vazhdojnë të kenë simptoma pas dy muajve

news image

Pothuajse 90 për qind e të mbijetuarve nga COVID-19 ende kanë simptoma, përfshirë lodhje edhe pse kanë kaluar dy muaj që kur ata për herë të parë janë sëmurë, thuhet në një studim të ri.

Hulumtuesit italianë kanë gjurmuar 143 persona që ishin hospitalizuar me këtë sëmundje, por që për fat të mirë kanë arritur të shërohen.

Vetëm 12.6 për qind janë shëruar plotësisht nga çfarëdo simptome e COVID-19, 60 ditë pasi për herë parë ishin ndjerë keq.

Ankesat e tyre më të zakonshme janë lodhja, frymëmarrja e shkurtuar apo dhimbjet në nyje – që të gjitha këto janë raportuar gjatë betejës së tyre me këtë sëmundje.

Studimi tregon se pothuajse 10 për qind e pacientëve që kanë humbur ndjenjën e tyre të shijes ose erës gjatë kësaj sëmundje, nuk mund ta rikthejnë atë brenda një muaji.

Mijëra të mbijetuar kanë folur për efektet anësorë afatgjate të COVID-19, nga frika se sëmundja mund t’ju shkaktojë dëme.

Pacientët janë testuar dy muaj pas ditës së tyre të parë kur shfaqën simptomat e COVID-19 dhe ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. /Gazeta Sinjali/