image 9-vjeçari i lënduar ishte i familjes ku po kryhej aksioni - Policia jep detaje të reja për shpërthimin ku vdiq polici

Kosovë

Siguri/ 9-vjeçari i lënduar ishte i familjes ku po kryhej aksioni – Policia jep detaje të reja për shpërthimin ku vdiq polici

news image

Një shpërthim ka ndodhur pak orë më parë në Zhur të Prizrenit ku mbeti një polic i vdekur. Lëndime trupore ka marrë edhe një fëmijë i moshës 9-vjeçare i familjës në të cilën është bërë aksioni i policisë. Fëmija është duke u trajtuar në repartin e syve në Spitalin e Prizrenit. Të plagosur kanë mbetur edhe dy policë të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Se fëmija 9 vjeçar është duke u trajtuar në Spitalin ne e Pejës për Gazetën Sinjali, rastin e ka konfirmuar vetë drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj, i cili ka thënë se fëmija është jashtë rrezikut për jetë.

“Polici tjetër është duke marrë tretman mjekësor nga plagët e eksplozivit, ndërsa është sjellë në spital edhe një fëmijë i moshës rreth 9-vjeçe është pranuar në repartin e syve. Edhe fëmija edhe polici janë jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar ai për Gazetën Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë se edhe një fëmijë ka pësuar lëndime të lehta nga shpërthimi me eksploziv në Zhur të Prizrenit, nga i cili një zyrtar policor mbeti i vdekur. Osmanollaj ka deklaruar se ende nuk dihen detajet e mjetit eksplodues.

“Për fat të keq është një rast tragjik. Gjatë bastisjes së një lokacioni në fshatin Zhur ka pasur një eksplodim, por ende nuk dihen detajet e mjetit eksplodues. Për fat të keq ka humbur jetën një koleg i yni, një polic profesionist. Në këtë rast edhe një fëmijë i familjes ku është kryer bastisja ka pësuar lëndime të lehta”, ka deklaruar Osmanollaj.

Shpërthimi i eksplozivit ka ndodhur gjatë një aksioni të policisë  për parandalimin e narkotikëve.

“Operacioni i Policisë së Kosovës ka pasur të bëjë me parandalimin dhe zbulimin e narkotikëve”, ka thënë Osmanollaj. /Gazeta Sinjali/