image 9 kartëmonedha të falsifikuara u raportuan në 24 orët e fundit/ Të gjitha janë deponuar në bankë

Siguri

9 kartëmonedha të falsifikuara u raportuan në 24 orët e fundit/ Të gjitha janë deponuar në bankë

news image

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur katër raste të falsifikimit të parasë – Dy në Prishtinë e nga një në Fushë Kosovë e Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Fushë Kosovë, dje punëtori i një banke ka raportuar në Polici se të mërkurën një person ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro të falsifikuar.

Rast pothuajse i njëjtë ka ndodhur edhe në rrugën “Migjeni” në Prishtinë. Atje dje një punëtor i një banke ka hasur në katër kartëmonedha të deponuara nga 100 euro, të falsifikuara.

Ndërkaq, tre kartëmonedha të falsifikuara janë deponuar edhe në një tjetër bankë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë – Dy nga 100 dhe dy nga 10 euro.

Rasti i katërt ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Gjakovë. Në një bankë atje, më 18 mars një person ka deponuar një kartëmonedhë në vlerë prej 100 euro, të falsifikuar.

Të gjitha kartëmonedhat janë konfiskuar dhe rastet janë nën hetime.

/GazetaSinjali/