Google ka hequr nëntë aplikacione Android të cilat u shkarkuan më shumë së 5.8 milionë herë, për shkak se ato po vidhnin fshehurazi të dhënat e hyrjes në Facebook të përdoruesve.
Studiuesit nga Dr. Web kanë thënë se aplikacionet ishin tërësisht funksionale me qëllim që të dobësonin vigjilencën e mundshme të viktimave.
“Aplikacionet maskuan qëllimin e tyre përmes pastrues mbeturinash, palestër dhe programe astrologjie, për të mashtruar viktimat që të hynin në llogarinë e tyre në Facebook dhe të rrëmbenin kredencialet e futura përmes një pjese të kodit JavaScript”, thanë ata.
Lista e aplikacioneve të hequra nga Google:
PIP Photo (>5.000.000 instalime)
Processing Photo (>500.000)
Rubbish Cleaner (>100.000)
Horoscope Daily (>100.000)
Inëell Fitness (>100.000)
App Lock Keep (50.000)
Lockit Master (5.000)
Horoscope Pi (>1.000)
App Lock Manager (10)./Gazeta Sinjali/