Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të vështirësuar marrjen e një arme nga civilët, në përpjekje për të ulur numrin e njerëzve që zotërojnë armë zjarri.
Dekreti është një përmbushje e fushatës zgjedhore të Lulës, i cili kritikoi ish-presidentin Jair Bolsonaro për politikën e tij të dobët të armëve, duke e akuzuar atë si përgjegjës për një valë dhune politike gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar, raportoi Reuters.
Bolsonaro, i cili u ka kërkuar mbështetësve të armatosen ose të “skllavërohen”, tha se armët e bënë Brazilin “më të sigurt”, duke përmendur një shkallë më të ulët të vrasjeve gjatë mandatit të tij.
Aktualisht, rreth 800,000 njerëz në Brazil kanë regjistruar armë, që është një rritje prej 117,467 personash në krahasim me vitin 2018, kur Bolsonaro u zgjodh president.