8 vite më parë, Sergio Aguero shënoi golin më të rëndësishme në histori të Manchester Cityt.
Skuadra e Manchester Cityt 8 vite më parë shënoi fitore me rezultat 3:2 kundër QPR-së për të fituar titullin e Premier Ligës, transmeton Gazeta Sinjali.
Deri në minutën e 90-të, City ishte duke pësuar humbje me rezultat 1:2, por pastaj doli në skenë Dzeko që barazoi rezultatin.
E pastaj në minutën e fundit, Aguero shënoi golin magjik që ia solli titullin Cityt.
Edhe pse me pikë të barabarta me Manchester Unitedin, ‘Qytetarët’ fituan titullin për shkak të gol-dallimit./Gazeta Sinjali/