image 7 ditë nga zhdukja e Shqipdonit, kryetari i Lipjanit ka një thirrje për të gjithë

Kosovë

Mobilizim/ 7 ditë nga zhdukja e Shqipdonit, kryetari i Lipjanit ka një thirrje për të gjithë

news image

Nga data 12 tetor, familja nuk di asgjë për vendndodhjen e djalit 23 vjeçar Shqipdon Aliu. Policia dhe familja janë në kërkim të tij, sot kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka kërkuar mobilizimin e të gjithë qytetarëve dhe institucioneve përkatëse për ta gjetur Shqipdonin.

Babai i Shqipdonit, ka ndërruar jetë para dy ditësh, Ahmeti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij. Ndërsa ka kërkuar që të zbardhet edhe rasti i Shqipdonit.

Postimi i plotë i tij:

Na ndihmoni të gjejmë Shqipdonin!

Po kalon edhe kjo ditë e fati i të riut Shqipdon Alija nga Gadimja akoma i paditur për familjen, shokët, qytetarë e Gadimës, të Lipjanit e gjithë Kosovës.

Prej 12 tetorit ndjejmë trazimin tonë, kërkojmë angazhim, masovizimin dhe dinamizimin e kërkimit të të riut Shqipdonit nga institucionet tona kompetente.

Na duhet ndihma e të gjithëve jo vetëm institucioneve por angazhim i të gjithëve për të ardhur deri te e vërteta e fatit të Shqipdonit.

Ju shprehë ngushëllimet e sinqerta edhe për vdekjen e babait të Shqipdonit, ngushëllime gjithë familjës.

Të shpresojmë me durim e angazhim mga të gjithë për lajmin e të vërtetën e fatit të Shqipdonit.

Ndërsa, familja ka kërkuar se kushdo që ka informacione për vendodhjen e tij të lajmërohen në numrat e telefonit: 045 855 325, 049 155 625, 044 454 891.

/Gazeta Sinjali/