Tanimë nuk është një shaka. Virusi vdekjeprurës Covid-19 ka paralizuar mbarë botën, teksa pothujse të gjitha shtetet kanë dalë nga rrjedha normale e aktiviteteve. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Brazili, me futbollin që u pezullua në vendin e Amerikës Latine.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Brazil janë të infektuar mbi 600 persona, çka ka shtuar ankthin te njerëzit e moshës së tretë. Vendim drastik ka marrë edhe legjend Pele, që është vetëizoluar në shtëpinë e tij në Sao Paolo, konkretisht në Guaruaja.
80 vjeçari rrezikon prej moshës së madhe dhe sëmundjeve që e kanë shqetësuar muajt e fundit, teksa vitin e shkuar u shtrua për disa kohë në një spital në Paris. Duke ditur rrezikun që i kanoset, Pele është karantinuar tanimë prej disa ditësh, me shpresën që ky makth të marrë fund shpejt.