image 4 persona në Lipjan përfundojnë në QKUK duke u rrahur për një pronë

Kosovë

Policia/ 4 persona në Lipjan përfundojnë në QKUK duke u rrahur për një pronë

news image

Mbrëmë janë arrestuar 6 persona në Lipjan, ndërsa 4 prej tyre përfunduan në QKUK si pasojë e një rrahjeje mes tyre për shkak të një prone, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga kjo rrahje lëndime ka marrë edhe një femër, ndërsa është dëmtuar edhe një veturë.

“Lipjan 30.04.2020-19:05. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar të gjithë meshkuj kosovar të cilët për shkak të një mosmarrëveshje rreth një prone ishin përfshi në rrahje, ku si pasojë katër prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor fillimisht në QKMF Lipjan pastaj janë dërguar në QKUK. Si pasoj e rastit lëndime trupore ka marr edhe viktima femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor. Nga të dyshuarit gjatë rrahjes është dëmtuar edhe një veturë”, njofton Policia në raportin 24-orësh. 

Pas intervistimit, të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.  /Gazeta Sinjali/