Dje rreth orës 18:34 në rrugën “Hys Popova” në Podujevë është djegur një veturë e tipit Mercedes, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se pronari i veturës, 54-vjeçar është ankuar në polici se nuk ka njohuri për shkaktarin e zjarrit, pasi që sipas tij, veturën e kishte marrë nga servisi dhe duke vozitur i ka dalë flaka.
Sipas burimeve të njëjta në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e policisë si dhe eksperti i zjarrit.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit rasti është hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe i dedikohet hetuesisë./GazetaSinjali/