image 500 kg drogë të sekuestruara dhe mbi 15 mijë persona të arrestuar në vitin 2021 në Kosovë

Siguri

500 kg drogë të sekuestruara dhe mbi 15 mijë persona të arrestuar në vitin 2021 në Kosovë

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se gjatë vitit 2021 janë evidentuar mbi 50 mijë raste, prej të cilave 30 mijë janë vepra penale, ndërsa 20 mijë janë klasifikuar si kundërvajtje.

Këto shifra Mehmeti i bëri të ditur gjatë raportimit të tij në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Gazeta Sinjali.

 “Gjatë vitit 2021, Policia e Kosovës ka evidentuar mbi 50 mijë raste, pre të cilave mbi 30 mijë raste të veprave penale, ndërsa 20 mijë janë klasifikuar si kundërvajtje. Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka ndaluar mbi 5 mijë persona për shkak të dyshimeve për përfshirje në akte të ndryshme kriminale. Po ashtu janë arrestuar mbi 15 mijë persona”.

Tutje, Mehmeti deklaroi se në luftën kundër narkotikëve, janë sekuestruar 3 kg heroinë e mbi 500 kg substancë narkotike kokainë.

Po ashtu ai njoftoi se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 280 protesta dhe tubime të ndryshme.

/GazetaSinjali/