image Mediat serbe: 50 malazezë hyjnë nga Kosova në Serbi për të bërë kaos në protestë

Rajon

Mediat serbe: 50 malazezë hyjnë nga Kosova në Serbi për të bërë kaos në protestë

news image

Një grup i shtetasve të Malit të Zi po bëhet gati që ditëve të ardhshme të bashkohet në protestat në Beograd.

Sipas b92.net kjo po bëhet për të nxitur kaos në Beogard.

“Sipas informatave të shërbimeve tona të sigurisë, fjala është për 50 persona të vendit fqinj, që do të duhej të vijnë në Serbi në tri apo katër ditët e ardhshme. Plani është që të hyjnë ilegalisht, përmes vendkalimeve alternative përmes Kosovës, në mënyrë që të shmangin masën e izolimit. Sipas informatave të shërbimeve, bëhet fjalë për njerëz të rretheve kriminale”, shkruan b92.net

Në tri netët e kaluara ka pasur protesta në Beograd dhe në qytetet tjera të Serbisë.

Fillimisht protestat u bënë ndaj masave të shtetit serb në luftë ndaj koronavirusit.

Edhe më herët ka pasur raportime të mediave serbe për përfshirje të shërbimeve të huaja. /Gazeta Sinjali/