image 5 persona në Infektivë janë në gjendje të rëndë, 2 me oksigjenoterapi dhe 3 me respiratorë

Shëndetësi

5 persona në Infektivë janë në gjendje të rëndë, 2 me oksigjenoterapi dhe 3 me respiratorë

news image

Në Klinikën Infektive aktualisht janë duke u trajtuar 93 pacientë të konfirmuar me koronavirus, ku prej tyre dy persona janë në gjendje të rëndë dhe tre të tjerë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”, thuhet në raportin e Klinikës Infektive.

Bazuar në raportin e datës 27.06.2020, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare 45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Klinika po ashtu ka njoftuar edhe për 4 vdekje të regjistruara nga koronavirusi.

“Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese”.

“Sot, në orën 08:15, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka, i cili ishte pranuar në Njesinë Intensive në objektin e Mjekesisë me datën 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19”./GazetaSinjali/