image 5 basketbollistë të NBA infektohen me koronavirus

Basketboll

Sport/ 5 basketbollistë të NBA infektohen me koronavirus

news image

Dy basketbollistë të ekipit Los Angeles Lakers dhe tre të Philadelphia 76ers rezultuan pozitiv në testin e bërë për koronavirus.

Ekipi i LA Lakers tha se ata testuan lojtarët për shkak se më 10 mars luajtën ndaj Brooklyn Nets, ekip i cili ka 4 basketbollistë me koronavirus.

“Ne mësuam sot se dy lojtarë të Lakers testuan pozitiv” – tha zëdhënësi i ekipit, Alison Bokli.

“Dy lojtarët momentalisht janë asimptomatik, në karantinë dhe nën kujdesin e ekipit mjekësor”.

/Gazeta Sinjali/