Dy basketbollistë të ekipit Los Angeles Lakers dhe tre të Philadelphia 76ers rezultuan pozitiv në testin e bërë për koronavirus.
Ekipi i LA Lakers tha se ata testuan lojtarët për shkak se më 10 mars luajtën ndaj Brooklyn Nets, ekip i cili ka 4 basketbollistë me koronavirus.
“Ne mësuam sot se dy lojtarë të Lakers testuan pozitiv” – tha zëdhënësi i ekipit, Alison Bokli.
“Dy lojtarët momentalisht janë asimptomatik, në karantinë dhe nën kujdesin e ekipit mjekësor”.