Një person ka raportuar në Polici se dikush i ka vjedhur veturën e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari ka deklaruar se vetura e tij është vjedhur natën e kaluar në fshatin Bllacë të Suharekës.
Sipas 44-vjeçarit, vetura është pa targa, pasi që ka ardhur nga Italia me targa italiane të cilat më pas janë kthyer në vendin prej nga kanë ardhur.
Sinjali mëson se brenda veturës ndodheshin çelësat dhe dokumentet.