Gjatë ditës e djeshme, Policia e Kosovës ka raportuar se kanë ndodhur 42 aksidente rrugore, ku 10 prej tyre kanë përfunduar me të lënduar ndërsa 32 të tjera me dëme materiale.
Policia poashtu ka arrestuar 13 persona, 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe një person në vuajtje të dënimit.
Ndërsa numri i tiketave që janë shqiptuar gjatë 24-orëshit të fundit është 1,713, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre./Gazeta Sinjali/