image 4 punonjës të Spitalit të Gjakovës infektohen me koronavirus

Shëndetësi

4 punonjës të Spitalit të Gjakovës infektohen me koronavirus

news image

Sonte në Komunën e Gjakovës janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me koronavirus, dy prej të cilëve janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala, i cili tha se 4 nga personat e infektuar në Gjakovë janë punonjës në spital.

“Sonte janë konfirmuar edhe 7 raste pozitive me koronavirus, 2 prej tyre janë hospitalizuar në Infektivë, të tjerët janë pika kontakti të rasteve të mëhershme. Gjithsej kemi 12 pacientë të hospitalizuar. Nga rastet pozitive që i kemi në Gjakovë, 4 janë personel shëndetësor: 1 internist, 1 gjinekolog, 1 infektolog dhe një punëtore e administratës”, tha Shala në RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Sinjali.

Drejori i Spitalit në Gjakovë tha se në këtë komunë janë mbi 40 raste aktive me COVID-19.

Ai tha se ky spital ka staf të mjaftueshëm mjekësor, si dhe hapësirë e pajisje të nevojshme, anipse uroi që të mos kenë nevojë të shtojnë hapësira për të infektuar.

“Raste aktive i kemi mbi 40. Stafi mjekësor është i mjaftueshëm, janë mbi 400 punonjës shëndetësorë. I kemi 300 shtretër, urojmë të mos kemi nevojë të shtojmë hapësira për të infektuarit”, tha ai./Gazeta Sinjali/