Policia e Kosovës ka arrestuar një 39-vjeçar me inicialet B.B., i dyshuar për veprën penale “grabitje”, raporton Gazeta Sinjali.
Ai dyshohet se ka kryer një grabitje në një market të një pompe të derivateve në Mitrovicë, rreth orës 10:00 pas mesnate.
Me maskë antiCOVID në fytyrë dhe dorëza, ai dyshohet se ka grabitur 200 euro në arkën e marketit.
“Nga informacionet e para të siguruara thuhej që grabitja ishte kryer nga një person i maskuar me maskën anti-covid dhe doreza, nën kërcenim të armës, ku nga arka ka grabitur një shumë të hollash prej 200 euro dhe ka ikur në këmbë në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.
39-vjeçari u prangos nga policia pas nëntë orësh dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, të dyshuarit i është kontrolluar shtëpia.
Në cilësi të provave materiale tek i dyshuarit, janë gjetur dhe janë konfiskuar tri armë (lodër), ku njëra prej tyre është përdorur për të kryer grabitjen.
Të dyshuarit pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor, dhe ndaj ti është iniciuar rasti “Grabitje”./Gazeta Sinjali/