36 aksidente trafiku janë shkaktuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, prej të cilëve 16 kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa nuk ka pasur me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se gjatë kësaj periudhe ka shqiptuar 758 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 13 persona, katër prej të cilëve janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/