image 3 të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë në Infektivë, sot lirohen 5 të tjerë

Kosovë

3 të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë në Infektivë, sot lirohen 5 të tjerë

news image

3 persona me koronavirus janë në gjendje të rëndë nga gjithsej 10 sa janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Sipas raportit ditor të Klinikës, 2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike, kurse nga klinika do të lirohen 5 raste.

“Në Kliniken Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sipas raportit të datës 18.05.2020, janë duke u trajtuar 10 raste me Covid-19. 7 raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike, kurse nga klinika do të lirohen 5 raste”, thuhet në raport./Gazeta Sinjali/