Sot mbushen 28 vjet nga sulmi i parë i forcave të armikut kundër familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.
28 vjet më parë, forca të shumta serbe fillojnë një sulm të armatosur ndaj familjes Jashari në Prekaz, por pas një rezistence të fuqishme të kësaj familje, ato u detyruan të tërhiqen.
Për të shënuar këtë ditë, nga ora 11.00 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Prekaz./Gazeta Sinjali/