Një veturë e tipit BMW, me targa të huaja është ndalur për kontroll mbrëmë nga Policia e Kosovës, përcjellë Gazeta Sinjali
Në këtë veturë e cila është ndalur në fshatin Milloshevë të Obiliqit janë gjetur dhe sekuestruar, një revole e tipit ZASTAVA e kalibrit 9mm, 8 fishekë, 1 karikator dhe 1 shkop druri.
Personi i arrestuar për posedim të pautorizuar të armëve është H.A., mashkull, 28 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovë.
Ky është njoftimi i plotë:
Prishtinë, 10 dhjetor 2020 – Në kuadër të veprimtarisë operative që po kryen policia e rajonit të Prishtinës me qëllim përmbushjen e misionit për garantimin e rendit e të sigurisë publike dje rreth orës 22:30, në fshatin Milloshevë të Obiliqit, ka ndaluar veturën BMW me targë të huaj.
Marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte ndaluar vetura, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave dhe veturës me ç’ rast nën ulësen e vozitësit ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:
• Një (1) revole të tipit ZASTAVA, kalibër 9 mm
• Tetë (8) copë fishek, kalibër 9 mm,
• Një (1) karikator, si dhe
• Një (1) shkop druri
I dyshuari;
H. A, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.
Personat e tjerë që ishin prezent në veturë janë intervistuar në cilësinë e rekomanduar nga prokurori i shtetit.