Një 27-vjeçar ka tentuar që të kryejë vjedhje në një Mobil-shop në Prizren, por është kapur në flagrancë nga pronari i lokalit, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prizren bëjnë të ditur se i dyshuari kishte tentuar që të vidhte kutinë e xhamit, në të cilën ndodheshin rreth 150 euro të dedikuara për ndihmë, për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.
27-vjeçari kishte vendosur kutinë me të holla nën xhup dhe kishte tentuar të ikë nga dyqani, por është kapur te dera nga pronari i Mobil-shopit.
Pronari e ka raportuar policinë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor.
Këto burime bëjnë të ditur se 27-vjeçari, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë./Gazeta Sinjali/