image 25 vjet burgim për vrasjen e 11-vjeçarit, Kujtim Veseli nga Fushë Kosova

Drejtësi

25 vjet burgim për vrasjen e 11-vjeçarit, Kujtim Veseli nga Fushë Kosova

news image

Gjykata e Prishtinës i ka shqiptuar dënim prej 25 vitesh të akuzuarit S.O. për dhunimin dhe vrasjen e 11-vjeçarit nga Fushë Kosova, Kujtim Veseli, transmeton Gazeta Sinjali.

S.O. është dënuar me 10 vite burgim për vrasje, ndërsa me 20 vite burgim është dënuar për veprën penale dhunim.

Kujtimi Veseli që i përkiste komunitetit ashkali, u gjet i vdekur më 11 korrik, 2019, poshtë shkallëve të një objekti banimi në lagjen “Xhemajl Mustafa”, në Fushë Kosovë.

S.O akuzohet se ka dhunuar vazhdimisht Kujtimin edhe para datës 11 korrik kur u gjet i vrarë.

Sipas shkresave të rastit, S.O, akuzohet se ka dhunuar seksualisht Kujtimin edhe më 29 janar, 2019, për çka ishte denoncuar në polici nga prindërit e viktimës.

S.O ishte intervistuar vetëm pas 65 ditësh nga rasti i dhunimit, pra më 4 prill, 2019.

Në këtë intervistë, S.O, pranoi se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën.

Ndërsa pas 65 ditëve, Policia e Kosovës, kërkoi nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, ekzaminim mjekoligjor të Kujtimit, por kjo e fundit, tha se nuk kishte nevojë.

Rasti është paraqitur në polici më 29 janar, 2019, kurse, ky institucion parashtroi kallëzim penal në Prokurori Themelore të Prishtinës, vetëm më 12 prill 2019. /Gazeta Sinjali/