Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person në Istog,- i cili kishte postuar në llogarinë e tij në Facebook një video duke shtënë me armë zjarri.
23-vjecari me iniciale A.N është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi në shtëpinë e tij janë gjetur një armë AK47 dhe dy karikatorë, një pistoletë M-57 me një karikator dhe 50 copë fishekë të kalibrit 7.62.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Istog, me datën 03.01.2020, ka pranuar një informatë se një person kishte postuar ne rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri.
Pas identifikimit të personit, njësitet e Stacionit Policor Istog, ne koordinim të plotë me Gjykatën themelore ne Pejë dega Istog, kanë kryer kontroll-bastisje ne shtëpinë e të dyshuarit A.N. i lindur me 1996 m/k/sh.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar:
- një (1) armë automatike AK47 dhe dy (2) karikator të së njëjtës armë,
- një (1) Pistoletë e tipit M-57 një (1) karkator i së njëjtës armë,
- pesëdhjetë (50) copë fishek të kalibrit 7.62mm.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.