image 23 vjeçari goditet me çekan në Veternik të Prishtinës

Siguri

23 vjeçari goditet me çekan në Veternik të Prishtinës

news image

Një 23-vjeçar është sulmuar rreth orës 18:30 në lagjen “Veternik” të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali dhe ka njoftuar se viktima është goditur me një mjet të fortë “çekan”.

Si pasojë e lëndimeve të marra ai është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 18:30 policia ka pranuar informatën se në lagjen “Veterniku” të Prishtinës respektivisht në një parking dhe i njëjti është dërguar në drejtim të emergjencës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para ka ngritur dyshimet se viktima një mashkull 23 vjeç është sulmuar dhe ka marrë lëndime trupore pasi që është goditur nga i dyshuari me një mjet të fortë – çekan, i cili më pas ka ikur nga vendngjarja. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen si dhe ka orientuar veprimet policore në drejtim të identifikimit të të dyshuarit dhe vendndodhjes së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Sinjali/