image 21-vjeçari poston foto me armë në dorë në TikTok, përfundon vetë i 3-ti në stacion policor

Siguri

21-vjeçari poston foto me armë në dorë në TikTok, përfundon vetë i 3-ti në stacion policor

news image

Ditë më parë një person ka postuar fotografi me armë në dorë në rrjetin social Tik-Tok dhe është denoncuar anonimisht në polici.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur Policia Rajonale e Gjakovës.

Nga policia kanë thënë që sot kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin , të cilin e kanë shoqëruar në stacion policor. Mirëpo, i dyshuari 21 vjeçar ka pohuar se arma nuk i takon atij dhe që është e një personi tjetër.

Ndërsa personi i dytë kur është shoqëruar në stacion ka thënë që armën e ka blerë nga një person tjetër me inicialet L.T, 41 vjeç.

Pas intervistimit, të tre personat, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt./GazetaSinjali/