image E kërcënoi 15-vjeçaren në Gjilan se do t'ia publikojë fotografitë intime, përfundon në prangat e policisë

Siguri

E kërcënoi 15-vjeçaren në Gjilan se do t’ia publikojë fotografitë intime, përfundon në prangat e policisë

news image

Një 21-vjeçar me inicialet B.M., ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “degradim i integritetit seksual” ndaj një 15-vjeçareje në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saja brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan se i dyshuari kishte kontaktuar me të miturën disa herë gjatë kësaj jave, përmes rrjetit social SnapChat dhe kishte arritur që të sigurojë nga ajo disa fotografi intime të saj.

Këto fotografi 21-vjeçari i kishte ruajtur në telefonin e tij, për ta kërcënuar më pas disa herë të miturën se do t’i publikojë në rrjete sociale.

Madje, B.M., fotografitë intime të 15-vjeçares ia kishte dërguar edhe vëllait të së miturës.

Burime të njëjta i kanë thënë gazetës se 21-vjeçari është arrestuar dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Gjilan, ku do të qëndrojë për 48 orë.

Gazeta Sinjali mëson se nga B.M., policia ka konfiskuar telefonin e tij, si dëshmi materiale për rastin, hetimet për zbardhjen e të cilit janë duke vazhduar ende./Gazeta Sinjali/