Një 21-vjeçar, F.H., është arrestuar mbrëmjen e kaluar në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë patrollimit zyrtarët policorë në flagrancë kanë hasur ndaj të dyshuarit për veprën penale “vjedhje e rëndë”, që cak i tij ishte një lokal.
“Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar, një maskë dhe mjete të tjera si vegla pune, që dyshohen të jenë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta Sinjali/