image 21 vdekje dhe mbi 800 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

21 vdekje dhe mbi 800 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 viktima dhe 819 raste të reja me COVID-19, kurse janë shëruar 838 qytetarë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 306 vaksinime antiCOVID, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19 mijë e 663.

Aktualisht në spitalet COVID janë duke u trajtuar 647 pacientë, prej të cilëve 31 janë në terapi intensive, 8 janë të intubuar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar 112 mijë e 897 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 75 mijë e 19 janë shëruar, 1 mijë e 939 kanë vdekur kurse aktive janë 35 mijë e 768./Gazeta Sinjali/