image 20-vjeçari shkroi në rrjete sociale se e shet votën, identifikohet nga Policia

Siguri

20-vjeçari shkroi në rrjete sociale se e shet votën, identifikohet nga Policia

news image

Një person është identifikuar nga Policia e Kosovës në Skënderaj për veprën penale “dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, personi i dyshuari K.G., 20 vjeçar, në një faqe të rrjeteve sociale ka publikuar se shet votën e tij.

“Në orët e mbrëmjes së datës 12 shkurt 2021, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar dhe intervistuar një person të dyshuar për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimet. Veprimet hetimore janë ndërmarrë  me autorizim të prokurorit, mbi dyshimet  e bazuara se i dyshuari në një faqe të rrjeteve sociale ka publikuar-shpallur  se shet votën e tije sipas marrëveshjes”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/