Njëzetë vetura të papërdorura dyshohet se janë përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje në orën 13:30 në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë.
Policia njofton se nuk ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Gjithashtu, bëhet e ditur se në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe eksperti i zjarrit.