Dhjetëra persona kanë marrë lëndime, në mesin e tyre edhe fëmijë, si pasojë e intervenimit të Policisë ndaj protestuesve në fshatin Biti e Poshtme të Shtërpcës.
Nga qendra e mjekësisë familjare në Brod për KTV-në kanë konfirmuar se 20 persona kanë pranuar fillimisht trajtim mjekësor aty e pastaj janë dërguar në Spitalin e Shtërpcës.
Protestën në kundërshtim të ndërtimit të hidrocentralit, banorët e kësaj zone e kanë vazhduar edhe të martën kur pritej që të kishte punime, ndërsa aty kanë dalë edhe njësite speciale të policisë së Kosovës.
Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, por deri tani nuk e ka pasur të mundur.