image 2 persona të zhdukur brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës

Siguri

2 persona të zhdukur brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës

news image

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se 2 persona në rajonin e Prishtinës janë zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit, dje rreth orës 11:30 në Fushë-Kosovë, është raportuar se një e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.

Po ashtu, dje rreth orës 17:00 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer./Gazeta Sinjali/