Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjobitur një person me inicialet D.B., pasi që i njëjti ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, shkruan Gazeta Sinjali.
19-vjeçari ka tejkaluar shpejtësinë në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në zonën ku kufizimi ishte 50km/h, ai zhvilloi shpejtësinë 102km/h.
Në lidhje me këtë policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit).
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e Policië.