image 19-vjeçari nga Prizreni që grabiti një grua dyshohet edhe për vjedhje të rëndë - Sinjali

19-vjeçari nga Prizreni që grabiti një grua dyshohet edhe për vjedhje të rëndë

news image

Erdi Krasniqi, 19-vjeçari që sulmoi dhe grabiti një grua, mbrëmjen e së mërkurës në Prizren, po mbahet në ndalim. Ndaj të njëjtit Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Kështu kanë bërë të ditur nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe kanë njoftuar se masa e paraburgimit ndaj Krasniqit po kërkohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se për të dyshuarin E.K., Prokuroria Themelore ne Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale “Vjedhja e rende” sipas Kodit Penal te Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, i njëjti dyshohet edhe për veprën penale “Grabitja”, për të cilën janë duke u zhvilluar hetimet”, thuhet në përgjigje.

Rasti i grabitjes

Erdi Krasniqi dyshohet se e sulmoi dhe grabiti një grua, mbrëmjen e së mërkurës në Prizren. Viktima fillimisht u dërgua në Spitalin e Prizrenit, por tashmë është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të lëndimeve të rënda.

19-vjeçari dyshohet se fillimisht e kishte goditur viktimën në fytyrë dhe më pas ia kishte grabitur çantën e dorës. Gruaja që ishte viktimë e këtij rasti, ka deklaruar në Polici se në çantë ka pasur një telefon celular si dhe 35 euro para të gatshme.

I dyshuari Erdi Krasniqi

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin