Të paktën 18 persona duke përfshirë shtatë fëmijë, kanë mbetur të vdekur, si pasojë e shiut të dendur që shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Brazil.
Rreth 500 persona janë zhvendosur gjithashtu, sipas një deklarate të lëshuar nga Mbrojtja Civile e Shtetit, dhe pesë persona janë ende të zhdukur, shkruan CNN.
Autoritetet kanë vendosur një grup pune të zjarrfikësve, policisë ushtarake dhe personelit të mbrojtjes civile për të mbështetur kryetarët e bashkive të qyteteve që janë prekur, tha të dielën guvernatori i São Paulo, João Doria.
Imazhet nga komuna e Franco da Rocha treguan pjesë të rrugëve kryesore të zhytura në ujë, ndërsa të tjerat tregonin punëtorët e shpëtimit që gërmonin nëpër mbeturina në kërkim të të mbijetuarve dhe sendeve të vlefshme pasi një rrëshqitje dheu shkatërroi shtëpitë.