image 17-vjeçari me të meta mentale tenton të vetëvritet në Viti

Siguri

17-vjeçari me të meta mentale tenton të vetëvritet në Viti

news image

Sot rreth orës 11:00 një 17-vjeçar në gjendje jo të mirë mentale në fshatin Ramjan të Vitisë ka tentuar t’i japë fund jetës me një mjet të mprehtë, me ç’rast ka pësuar lëndime në qafë, mëson Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Gazetës Sinjali, të afërt me viktimën, të cilët njoftuan se E.I, ka pasur edhe më herët probleme të tjera.

Pas ngjarjes, E.I është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit për trajtim mjekësor dhe është në gjendje stabile dhe është liruar për në shtëpi.

Në vendin e ngjarjes Gazeta Sinjali mëson se menjëherë kanë dalë njësitet policore.

Lidhur me këtë ngjarje burime të Sinjalit bëjnë me dije se është hapur rasti si “tentim vrasje”. /Gazeta Sinjali/