Të paktën 17 persona mbetën të vrarë dhe 41 të tjerë u plagosën duke përfshirë edhe fëmijë nga të shtënat nga talebanët në Kabul, e cila, sipas raporteve të mediave, po festonte pushtimin e territoreve afgane, shkruan Gazeta Sinjali.
Agjencia e lajmeve aljazeera raporton për “të shtënat festive”, por informacione të ndryshme jepen nga mediat lokale për arsyet e të shtënave, ku njëra ndër to është ardhja përfundimtare e udhëheqësit suprem të talebanëve, Hibatullah Akhundzad.
Kurse mediat tjera bëjnë të ditur se talebanët kanë festuar marrjen e supozuar të Panjshir, territori i vetëm në Afganistan që nuk është nën sundimin e tyre dhe ku ka rezistencë.
Talebanët kanë raportuar se kanë marrë këtë territor pas luftimeve që kanë vazhduar për ca kohë në vijën e fundit të rezistencës.
Megjithatë, Ahmad Massoud, i cili mban këtë luginë, hodhi poshtë pretendimet e talebanëve.
Ndërkaq, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid u bëri thirrje të gjithëve që të ndalojnë të shtënat në ajër.
Pamje nga të shtënat me armë mund ta shini KËTU.