image 1500 euro për dy viza pune, vushtrriasit “s’ia shohin sytë” më të dyshuarit

Siguri

1500 euro për dy viza pune, vushtrriasit “s’ia shohin sytë” më të dyshuarit

news image

Një person në Vushtrri ka raportuar në Policinë e Kosovës se ai dhe një person tjetër janë mashtruar nga një burrë në lidhje me vizë pune.

Përmes raportit 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se vushtrriasi i kishte dhënë personit të dyshuar për mashtrim 1 mijë e 490 euro për t’ia rregulluar vizat e punës atij dhe një tjetër personi, raporton Gazeta Sinjali.

Por sipas viktimës, prej asaj dite ata nuk kishin mundur të kontaktojnë më me të dyshuarin.

“Viktima mashkull kosovar me  10.03.2022 ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me premtim se do të ja u rregulloj vizat e punës atij dhe një dëshmitari  u kishte marr 1490 euro dhe prej asaj dite më nuk kishin mundur të kontaktojnë me të”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdojnë hetimet.

/GazetaSinjali/