image 15-vjeçarja që u rrah nga babai për shkak të lidhjes: Jam në lidhje dashurie që nga nëntori, kemi pasur marrëdhënie seksuale me dëshirë

Siguri

15-vjeçarja që u rrah nga babai për shkak të lidhjes: Jam në lidhje dashurie që nga nëntori, kemi pasur marrëdhënie seksuale me dëshirë

news image

Gazeta Sinjali ka publikuar mbrëmë detaje nga denoncimi i një 15-vjeçareje, e cila ka lajmëruar Policinë se është sulmuar nga babai pasi e ka marrë vesh se është në lidhje dashurie.

Lidhja e saj u bë mollë sherri dhe vajza u dërgua në strehimore, ndërkohë që ka zbuluar se ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me personin me të cilin është në lidhje.

Sinjali mëson se lidhur me deklaratën e saj, e mitura është marrë sot në pyetje dhe ka dhënë detaje të reja.

Vajza ka deklaruar se është në lidhje me një person nga muaji nëntor i vitit të kaluar, ku gjatë kësaj kohe ka pasur edhe marrëdhënie seksuale me të njëjtin, me dëshirë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas intervistimit të saj, prokurorja ka dhënë urdhër të iniciohet rasti “dhunim” dhe të ndërmerren veprimet hetimore që të sigurohet edhe prezenca e të dyshuarit.

/GazetaSinjali/