image 103 persona janë vaksinuar deri në mesditë në sallën “1 Tetori”

Shëndetësi

103 persona janë vaksinuar deri në mesditë në sallën “1 Tetori”

news image

Sot, në Klinikën Infektive në QKUK dhe në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka filluar vaksinimi kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Deri në mesditë, në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 103 persona.

Kështu ka bërë të ditur menaxheri i kësaj qendre, Niman Bardhi, i cili tha se deri në fund të ditës, pritet të vaksinohen rreth 700 persona.

“Deri më tani, aktualisht janë vaksinuar 103 persona, me dje 10 të vaksinuar dhe pjesa tjetër sot pra gjithsej 103. Nuk mund të dimë saktë sa do të jenë. Rreth 700 perona presim që  të vijnë për t’u vaksinuar”, tha Bardhi.

Ai theksoi se të gjitha përgatitjet janë bërë gati në mënyrë që procesi të shkojë mirë, me katër ekipe të angazhuara.

“Kemi katër ekipe që po merren me vaksinim dhe shpresojmë që të shkojë mirë. Orari zyrtar çdo ditë nga sot e tutje do jetë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 19:30. I kemi ekipet e ndara, turni i paradites dhe i pasdites”, tha ai para gazetarëve./Gazeta Sinjali/