Sonte në Komunën e Vushtrrisë janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus, derisa janë shëruar 14 pacientë të prekur me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli.
“Po, sot i kemi 10 raste të reja me koronavirus në Komunën e Vushtrrisë. Nga analizimi i parë del që këto janë raste kontakti. Sot janë shëruar edhe 14 raste të reja. Numri i të shëruarve ka qenë shumëfish më i madh se rastet pozitive. Numri i rasteve aktive momentalisht në Vushtrri është 84”, tha ai në Dukagjin.
Meholli tha se në dy javët e fundit ka rënë numri i rasteve të reja në këtë komunë.
Prej rasteve pozitive, Meholli tha se ka edhe punonjës të institucioneve publike, në mesin e të cilave është Gjykata në Vushtrri, nga ky vijnë dy rastet e mbrëmshme.
Ai tha se po presin raste të reja edhe nga Posta dhe Telekomi i Kosovës./Gazeta Sinjali/