Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë vrarë të paktën 10 persona në Brazilin juglindor, thonë zyrtarët.
Viktimat vdiqën të dielën dhe të hënën në shtetin Minas Gerais, ku lumenjtë janë tejmbushur, duke i lënë qytetet pjesërisht të zhytura.
Më shumë se 17 mijë njerëz janë dashur të largohen nga shtëpitë e tyre.
Autoritetet po monitorojnë digat që mund të shpërthejnë, pasi më shumë rrebeshe mund të prekin zonat më të goditura.
“Ne humbëm gjithçka. Gruaja dhe fëmijët e mi u larguan nga shtëpia me një varkë,” tha Daniel Valeriano de Oliveira për agjencinë e lajmeve AFP.