image 10 ditë nga zhdukja e të miturës nga Vitia, nëna e saj kërkon ndihmë për ta gjetur

Siguri

10 ditë nga zhdukja e të miturës nga Vitia, nëna e saj kërkon ndihmë për ta gjetur

news image

Ka dhjetë ditë që është zhdukur në rrethana misterioze një vajzë 14-vjeçare nga fshati Vërbovc i komunës së Vitisë, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë/informacion për të.

Megjithëse familja e ka raportuar rastin në Polici dhe kanë nisur kërkimet, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e adoleshentes e cila rezulton e zhdukur që prej datës 7 qershor të këtij viti.

Nëna e saj, Zenetije Kasami, ka treguar se ka 10 ditë që ka humbur kontaktet me vajzën e saj, Fatimen, andaj kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur atë.

Sipas saj, më 7 qershor, Fatmijapasi kishte mbaruar mësimin në shkollën e fshatit Rimanishtë të Vitisë, me autobus ishte nisur për në qytet, por nuk është kthyer më në shtëpi dhe as nuk i është lajmëruar familjes.

“Nga data 7 qershor, e hënë, nuk dim asgjë për vajzën, ajo prej shkollës në fshatin Raminishtë ku mëson është nis për në Viti me autobusë, aty pas orës 11:00 dhe më nuk është kthyer në shtëpi, një telefon që e ka pas me vete nuk po i bën, është në klasën e tetë. Po atë ditë e kam vërejt se çika nuk po vjen në shtëpi, kemi kërkuar gjithandej por asgjë, ajo është 14 vjeç”, ka thënë nëna e Fatimes.

Ajo më tutje tregon se rastin e ka lajmëruar në Polici.

“Kam shkuar në Polici kam njoftu për rastin, ata kanë filluar me kërku por ende nuk kanë mundur ta gjejnë. Me vete ka pas çantën e shkollës me libra, qysh u kanë gati për shkollë, ka pas veshur pantolla të zi dhe një bluz të hirt dhe me mbathje të bardha. Ajo thuhet se ka zbrit në stacionin e autobusëve në Viti ditën e hënë 7 qershor, dhe më askush nuk din se ku ka shkuar”, u shpreh ajo e shqetësuar për fatin e të bijës”, ka shpjeguar ajo.

Sipas nënës së vajzës, kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe kërkon ndihmën e qytetarëve dhe të autoriteteve për ta gjetur. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori.

GazetaSinjali/