image 1 muaj paraburgim për 10 të dyshuarit për kontrabandim me migrantë
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

1 muaj paraburgim për 10 të dyshuarit për kontrabandim me migrantë

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji për të pandehurit Muhamed Sejid, Nexhmi Berisha, Nuhi Tullari, Sami Sopi, Biljana Urosevic, Emin Borovci, Abdullah Hamad, Gëzim Kastrati, Leif Hamid, dhe Muslim Ali, për shkak se dyshohen për kontrabandim me migrantë në bashkëkryerje.

Të pandehurit E.B. dhe G.K. dyshohen edhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilën dyshohet se janë kryer vepra penale  dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre dhe do të pengohej rrjedha  e procedurës penale:”, thuhet në njoftim.

Gazeta Sinjali ka raportuar gjatë ditës së sotme se dhjetë personat u arrestuan dje në operacionin e koduar ‘Shkoza’.

Në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia ka kryer bastisje në pesë lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, përfshirë në automatik AK 47, telefona, municion, para të gatshme e gjësende tjera tjera të cilat do të përdoren si prova gjatë fazës së hetimit.

Aksioni konsiderohet një goditje e rëndë kundër krimit të organizuar, që i ka paraprirë një hetim për një kohë relativisht të gjatë, ku me zbatimin e masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit janë siguruar prova të mjaftueshme për implikimin e shumicës së të shoqëruarve në veprën penale të kontrabandimit me migrantë.

Ajo çfarë dihet deri më tani se të trafikuarit janë kryesisht nga Siria dhe vendet tjera të rrezikuara, e të cilët kishin për qëllim vendet e BE-së.

Në kuadër të hetimeve janë identifikuar edhe një numër i viktimave që do të trajtohen nga Policia dhe pastaj do të vendoset për statusin e tyre.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/