Policia e Kosovë sot shënon përvjetorin e 22-të të themelimit të saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia do të organizoj një ceremoni solemne që do të mbahet në ambientet e Drejtorisë së përgjithshme të Policisë në Prishtinë.
Në këtë ceremoni për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët janë dalluar me meritat e tyre në kryerjen e detyrës, do të ndahen dekorata.
Gjithashtu në këtë ceremoni do të marr pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. /Gazeta Sinjali/