image ​Pas ndalimit të importit të vajit të palmës, fermerët anulojnë protestën

Kosovë

​Pas ndalimit të importit të vajit të palmës, fermerët anulojnë protestën

news image

Pas vendimit të sotëm të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për ndalimin e përkohshëm të importit të vajit të palmës dhe të djathit me përmbajtje të kësaj yndyre bimore, Shoqata e Fermerëve të Kosovës ka anuluar konferencën për media të paraparë për nesër.

Po ashtu kjo shoqatë ka anuluar edhe protestën e paraparë për të hënën, më 14 shtator.

“Vendimi i sotëm, ndonëse vetëm përkohësisht e ndalon vajin e palmës, neve na krijon hapësirë për të marrë frymë dhe për të plasuar qumështin vendor në treg. Poashtu kemi marrë premtime të drejtpërdrejta nga organet qeveritare që ne fermerët, grumbulluesit e qumështit dhe përpunuesit e tij do të jemi pjesë e grupeve punuese për ndërmarrjen e hapave të tjerë”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.  /Gazeta Sinjali/